Lëvizja palestineze Fatah e ka pranuar krijimin e shtetit Palestinez pranë Izraelit, gjë që e sjell në konflikt ideologjik me lëvizjen ekstremiste palestineze Hamas.
Në mbledhjen e partisë në Betlehem, delegatët e Fatahut kanë votuar për platformën, e cila bën thirrje për formimin e shtetit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, ndërkohë që mbahet e drejta e lëvizjes që me armë të luftojë kundër pushtimit izraelit.
Njëkohësisht është kërkuar nga palestinezët që të shfrytëzojnë mjetet paqësore për t’i bërë trysni Izraelit, siç janë demonstratat dhe përkrahja e bojkotimit të Izraelit në botë.