Kosova ka potencial të mjaftueshëm për rimëkëmbje ekonomike, por nevojitet vetëm sigurimi i mjeteve financiare dhe krijimi i një klime të favorshme për investime të huaja të drejtpërdrejta, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Sipas tyre, bujqësia, industria e prodhimit dhe energjia mund të kenë rolin e forcës motorike të zhvillimit ekonomik.
Shpend Ahmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, pohon se këta sektorë janë mjaft atraktivë për investitorët e huaj. Sipas tij, në periudhën afatshkurtër, zhvillimi i sektorit të bujqësisë mund të ndikojë në zvogëlimin e varfërisë.
“Në periudhën afatshkurtër, për shkak të gjendjes së rëndë në varfëri, bujqësia është diçka që duhet të shihet si të investohet, jo se bujqësia bëhet një motor i zhvillimit ekonomik, sepse nuk ndodh në shtete tjera, por së paku është motor në zbutjen e varfërisë, do të bëjë që familjet që kanë toka, të sigurojnë ushqimin për vete”.
“Janë pak alarmante të gjitha ato shifra që i dëgjojmë, kur thuhet se ne importojmë çdo produkt bujqësor në Kosovë, ndërkaq 50 për qind e tokës nuk punohet në Kosovë”, thotë Ahmeti.
Edhe eksperti Ali Dragusha deklaron se fusha më vitale që duhet të shënojë suksese në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, është ajo e bujqësisë. Ai konsideron se zhvillimi i këtij sektori duhet të bëjë zëvendësim të importeve dhe, siç shprehet, të dilet me eksporte premtuese edhe përkundër vështirësive të shumta.
“Gjithsesi, fusha e bujqësisë mendoj se është një ambient, një reliev dhe një klimë shumë më e përshtatshme për investime në Kosovë, që besoj se do të kishte rezultate shumë më të shpejta edhe shumë më produktive në krahasim me fushat tjera”, shprehet Dragusha.
Ndërkaq, për periudhën afatmesme, Shpend Ahmeti vlerëson se duhet të zhvillohet sektori i prodhimit, sektor ky ku kërkohet më shumë fuqi punëtore.
“Mjafton të shikojmë vetëm strukturën e tregtisë që kemi me shtetet tjera, të shohim se çka importojmë në Kosovë dhe të shohim se çka mund të prodhojmë ne në Kosovë”.
“Për shembull, ne marrim 20 milionë euro në vit material ndërtimor nga Serbia, që janë tulla, blloqe, tjegulla - krejt këto materiale, të cilat shumë lehtë mund të prodhohen në vend, sepse transporti i këtyre mallrave është shumë i rëndë. Vetëm aty mund të krijonim një numër të madh të vendeve të punës”, thotë Ahmeti.
Ndërsa, Ali Dragusha pohon se në sektorin e prodhimit ka probleme, të cilat, sipas tij, janë paraqitur nga procesi i privatizimit.
“Në fushat e ekonomisë dhe në fushat tjetra, ju e dini se e kemi përpara edhe si pengesë, të them ashtu, kushtimisht, procesin e privatizimit, që ka lënë një kontingjent të madh të punëtorëve të papunë”.
“Prandaj, derisa të bëhet një rehabilitim dhe një freskim i këtyre ndërmarrjeve dhe transformim prej pronës shoqërore në atë private, atëherë si formë e ngutshme do të ishin këto dy segmente që unë i potencova”, thotë Dragusha.
Megjithatë, ekspertët e ekonomisë disa herë kanë vlerësuar se çuarja përpara e procesit të privatizimit mund të jetë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.