Parisi kërkon lirimin e francezes në Iran

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi e ka caktuar si “prioritet të lartë” lirimin e mësueses franceze, e cila po gjykohet në Iran.

Klotilda Reis është në mesin e dhjetra të arrestuarve, të cilët po akuzohen për lidhje me protestat masovike që pasuan zgjedhjet e kontestuara presidenciale në Iran.

Ajo akuzohet për spiunazh dhe se ka ndihmuar në komplotin e Perëndimit për përmbysjen e qeverisë.