EPOKA E RE
Në një intervistë për “Epokën e re”, kryetarja e Partisë Reformiste Ora, Teuta Sahatçija, ka thënë se janë përgatitur si parti politike për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009. Ajo ka treguar se kohët e fundit ka pasur biseda me të gjitha subjektet politike për mundësinë e hyrjes në koalicion parazgjedhor, por ende s’ka një vendim përfundimtar. “Biseda kemi pasur dhe kemi në vazhdimësi me të gjithë, por ende nuk jemi të gatshëm të dalim publikisht me preferenca. Gjasat janë shumë më të mëdha që të hyjmë vetëm në garë për zgjedhjet lokale”, ka thënë Sahatçija...
LAJM
Ende pa u zgjidhur me ligj nëse do të mund të punojnë apo jo edhe në sektorin privat, një numër i madh i mjekëve tashmë kanë filluar t’i braktisin institucionet shëndetësore publike. Trembëdhjetë anesteziologë i kanë thënë lamtumirë QKUK-së. Ata hëpërhë nuk mund të zëvendësohen, pasi nuk ka kuadro të specializuara. Punën në këtë qendër e kanë lënë edhe kuadro të tjera. Arsyeja e vetme është paga e ulët, rreth 280 euro bruto, ndërkaq në sektorin privat atyre u ofrohen të ardhura mujore shumëfish më të larta. E kjo e vështirëson edhe më nxjerrjen e shëndetësisë publike nga situata e rëndë që e ka kapluar dhjetë vejtët e fundit...
KOHA DITORE
Ndonëse Kosova nuk do ta ketë të drejtën e pjesëmarrjes formale në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , pasi që nuk është anëtar fuqiplotë, institucionet e Kosovës kanë nisur përgatitjet për këtë ngjarje të madhe botërore. Korridoret e pallatit shumëkatësh të trupës më të lartë për rendin dhe sigurinë globale pritet të jenë pritat më të mira në përpjekjet për të fituar mbështetjen e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, apo për të ruajtur marrëdhëniet me ato që tashmë e kanë bërë këtë. Seanca e shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara synohet që të shfrytëzohet për takime joformale dhe për lobim tek përfaqësues të rreth 192 shteteve sovrane, sa ka sot kjo organizatë...
INFOPRESS
Serbët e Kosovës nuk mund të ankohen se nuk u është dhënë hapësirë mediale. Komisioni i Pavarur për Media dhe Radio Televizioni i Kosovës ua kanë dhënë mundësinë që të kenë një televizion të tyre si kanal të dytë të televizionit publik në Kosovë, por ata nuk kanë pranuar. Pasi kanë refuzuar, Komisioni për Media ua ka rezervuar një frekuencë për televizion publik në vete. Por, sërish asgjë nuk është zgjedhur. Ky televizion publik në gjuhën serbe është i paraparë edhe me Pakon e Ahtisarit. Zyra Civile Ndërkombëtare pohon se janë në përpjekje që të inkorporojnë të gjithë ata persona të interesuar dhe që kanë përgjegjësi për këtë, në mënyrë që të arrijnë të gjejnë një rrugë më të lehtë për hapjen e këtij televizioni...
KOSOVA SOT
Ndonëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte paralajmëruar se dorëzimin e padisë kundër presidentit Fatmir Sejdiu në Gjykatën Kushtetuese do ta bënte gjatë muajit që lamë pas, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se janë në përfundim të përgatitjes së lëndës para se ajo të dërgohet për në gjykatë, e cila pritet të nisë punën në shtator. “Jemi në finalizim e sipër të dokumentit për të bërë padinë ndaj presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë për “Kosova sot” Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së...
EXPRESS
Partitë e vogla në Kosovë, në masë të madhe, duket se do të fshihen pas subjekteve të mëdha politike në zgjedhjet e sivjetme lokale, në pamundësi për të dalë me ofertat e tyre elektorale. Dhe, përfitues më të mëdhenj të partive të vogla do të jenë PDK e Hashim Thaçit dhe LDK e Fatmir Sejdiut, dy parti këto që në zgjedhjet e vitit 2007 kishin lidhur koalicione me një sërë partish. Qysh tash, liderët e disa partive i kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që të votojnë për PDK-në apo për LDK-në. Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, porositi zgjedhësit e tij që të votojnë për PDK-në. Ngjashëm si PLK, duket se do të veprojë edhe Partia Socialiste e Emrush Xhemajlit dhe Alternativa Demokratike e Edita Tahirit. Po ashtu, elektorati i dikurshëm i PReK-ut të Bujar Bukoshit pritet të votojë LDK-në, ashtu sikurse edhe elektorati i Partisë Nacional-Demokratike Shqiptare...
ZËRI
Banorët e fshatit Sibovc të Komunës së Obiliqit, fshat ky të cilin e përfshin zona e paraparë për hapjen e minierës së re të Sibovcit, janë të shqetësuar tej mase për fatin e pronave të tyre. Ata akoma nuk janë njoftuar nga institucionet qendrore, por as nga komuna e tyre se çka do të ndodhë me atë pjesë, ku ata me shekuj kanë jetuar dhe kanë ndërtuar pronat e tyre. Pjesa që përfshin fshatin Sibovc vlerësohet sipërfaqja tokësore që Kosovën e renditi në vendin e pestë në Evropë me pasuri nëntokësore, me rezerva industriale të linjitit me diku mbi 14 miliardë tonë. Vendimi i Qeverisë parasheh dhënien me koncesion për 40 vjetët e ardhshëm të këtyre fushave me qymyr investitorit, i cili do të fitojë tenderin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re...
BOTA SOT
Procesi i emërimit të ambasadorëve nëpër disa vende, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për politikën e jashtme të Kosovës, ende vazhdon të ngecë. Këto emërime janë zvarritur për arsye se ka kaluar një proces i gjatë i përzgjedhjes, intervistimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve “më të mirë”, apo në anën tjetër flitet së janë bërë zvarritje për shkak se është dashur kohë që koalicioni qeveritar të merret vesh se cilët emra do të propozohen për ambasadorë. Por, tani procesi ka rritur drejt fundit. Zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri, thotë se së pari duhet që të merren konfirmimet pozitive nga vendet ku do të vendosen ambasadorët, e pastaj presidenti do të dekretojë ambasadorët...