MPB: Në Maqedoni nuk ka grupe terroriste


Në Maqedoni nuk ka grupe terroriste dhe as kampe për stërvitjen e tyre, ka deklaruar zëvendës ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Xhevat Buçi.

Deklarata e pasoi intervistën e djeshme të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhënë gazetës së policisë, ku kishte thënë se terroristët po stërviten në trekëndëshin mes Kosovës, Maqedonisë, dhe komunave të Preshevës e Bujanocit.

Zëvendësministri Buçi u tha gazetarëve se për më shumë detaje ata duhet t’i drejtohen presidentit të Serbisë.