KOHA DITORE
Komisioni republikan i zgjedhjeve në Republikën e Serbisë ka shpallur zgjedhje të parakohshme për komunat e Prishtinës dhe Pejës. Autoritetet e Beogradit do të provojnë që ato t’i mbajnë më 16 gusht të këtij viti. Zgjedhjet e parakohshme serbe për komunat e Prishtinës dhe Pejës janë bërë të “domosdoshme”, pasi që për këto komuna ka anuluar rezultatin e zgjedhjeve që Serbia i pati organizuar në Kosovë më 11 maj të vitit 2008. Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë për “Kohën ditore” se zgjedhjet në dy komunat bëhen me qëllim që nga to të ketë përfaqësues legjitimë të serbëve...
INFOPRESS
Nuk ka ndonjë arsye që shtetet islamike të mos e marrin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. kështu kanë deklaruar përfaqësues të parlamenteve të disa vendeve arabe, në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve të ndara me krerë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të botës arabe kanë shprehur optimizmin e tyre se me pak punë dhe lobim në vendet arabe do të arrihet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e këtyre vendeve. Me këtë rast, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, kanë shprehu mirënjohje dhe falënderimet e tyre për katër shtetet arabe, të cilat e kanë njohur Kosovën...
KOSOVA SOT
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur debatin për herë të parë të përdorimit të kamerave në qendrat e votimit. Anëtarët e këtij komisioni kanë marrë vendim që çështja e kamerave të diskutohet dhe të shqyrtohet së pari në Këshillin për Buxhet dhe Prokurim, i cili do të mbahet të premten (sot). Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se ky organ për herë të parë ka marrë kërkesë zyrtare nga Aleanca Kosova e Re për vendosjen e kamerave. “Kërkesa është e drejtuar në atë drejtim që në secilin vendvotim të vendoset nga një kamerë, gjatë fazës së fundit të zgjedhjeve”, ka thënë kreu i KQZ-së...
EXPRESS
Seanca e parë dëgjimore për shtatë të dyshuarit për terrorizëm në SHBA, duke përfshirë edhe Hysen Sherifin nga Gjilani, ishte planifikuar të mbahet të enjten, rreth orës 13, sipas kohës lokale. Por, disa orë më herët, ajo është shtyrë për të martën e ardhshme, më 4 gusht, me kërkesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar kohë më tepër për t’u përgatitur. Gjatë ditës së enjte, “Express” ka arritur të kontaktojë me Zyrë Lindore të Prokurorit për rrethin e Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në këtë seancë një Gjykatës Federal do të vendosë nëse të arrestuarit, duke përfshirë kosovarin Hysen Sherifi, do të lirohen me kusht apo jo”, thotë zyrtari, i cili, megjithatë, nuk dëshiron t’i publikohet identiteti...
ZËRI
Decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja nuk lidhet domosdoshmërisht me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pjesëmarrjen e serbëve, thonë zyrtarë të ICO-së në Prishtinë. Ndërkohë që në Qeverinë e Kosovës përjashtohet mundësia e devijimeve nga Pakoja e Ahtisarit, përkatësisht dispozitat që flasin për decentralizimin. Ditëve të fundit, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë shprehur shqetësime se krijimi i komunave të reja pa siguruar pjesëmarrjen serbe në zgjedhje, do të mund të rrezikojë me kalimin e pushtetit tek strukturat paralele. Por, ajo që për dy akterët kryesorë në këtë proces, ICO-në dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, është e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se decentralizimi parashihet me Pakon e Ahtisarit për një periudhë prej tre vjetësh...
BOTA SOT
As procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe as vendimi që do të marrë kjo gjykatë nuk do të mund të ndikojë në të ardhmen e shtetit Kosovës, i cili do të vazhdojë të njihet - kështu vazhdojnë të vlerësojnë zyrtarë të lartë qeveritarë. Duke folur për vendimin e GJND-së për Kosovën, zëvendëskryeministri Kuçi tha të enjten në Prishtinë se pritja e vendimit të Gjykatës nuk do të ndikojë në procesin e njohjes së Kosovës, pasi, sipas tij, shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe çështja që po shqyrtohet në GJND për mendimin këshillëdhënës nuk është pengesë për asnjë shtet që ta njohë pavarësinë e Kosovës...
EPOKA E RE
Edhe tri raste të dyshuara me gripin e derrit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, të enjten, zyrtari për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka thënë se tri raste të dyshuara me gripin e derrit janë në observim dhe u janë nënshtruar trajtimit mjekësor në vend. Ai gjithashtu ka njoftuar se të dyshuarit janë një 19-vjeçar nga SHBA-ja, një 17-vjeçar i ardhur nga Irlanda, kurse rasti i tretë një 17-vjeçar nga Kosova. Sipas tij, mostrat e të dyshuarve së shpejti do të dërgohen për analiza në laboratorët referentë të OBSH-së...
LAJM
Kompania reklamuese “Saatchi & Saatchi” nuk ka filluar ende fushatën mediale për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë, megjithëse ka fituar tenderin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vlerë prej 5.7 milionë eurosh, para më shumë se gjashtë muajsh. E shoqëruar me kritika të opozitës dhe shoqërisë civile që në fillim, kjo ndërmarrje e Qeverisë, për shkak të mostransparencës, çdo ditë e më shumë konsiderohet si gabim i madh. Që nga shpallja e fituesit të tenderit kanë filluar dhe anomalitë për shkak se kompania “Saatchi & Saatchi” ka fituar tenderin, megjithëse ka ofruar një çmim më të lartë se kompanitë tjera ofertuese...