Spanjë: Shpërthen bomba në Majorka

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se nga shpërthimi i një bombe në afërsi të një stacioni të policisë, në ishullin Majorka, janë vrarë të paktën dy policë.

Sipas disa raporteve, bomba kishte qenë e vendosur në një veturë.

Ky incident ndodhi një ditë pas shpërthimit të një bombe në veri të Spanjës, ku ishin plagosur dhjetëra njerëz.