Al Maliki: Arrestimi i amerikanëve ishte gabim

Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, tha se oficeri, që ka urdhëruar arrestimin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, javën e fundit, pasi ata kishin vrarë tre irakianë, ka vepruar “jashtë rregulllave”.

Kryeministri al-Maliki, në një intervistë në Uashington Post, tha se oficeri “nuk e kishte kuptuar marrëveshjen”, e cila i përcakton aktivitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, prej se trupat amerikane u tërhoqën nga venbanimet irakiane, muajin e kaluar.

Sipas kryeministrit irakian, marrëveshja “në mënyrë të qartë thekson se forcat amerikane kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten dhe kjo ishte ajo që ata e bënë”.

Katër irakianë, përfshirë edhe dy fëmijë, poashtu ishin plagosur gjatë incidentit, kur forcat e Shteteve të Bashkuara, u përgjigjën me zjarr pasi kryengritësit kishin sulmuar konvojin e tyre.