Ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, tha se numri i viktimave të masakrës së Srebrenicës, për të cilën akuzohet, është zmadhuar.
Gjatë seancës preliminare dëgjimore në Tribunalin e Hagës, Karaxhiq tha se “ne jemi të bindur se kemi të bëjmë me një ekzagjerim këtu" dhe sugjeroi se numri i vërtetë i viktimave ishte për mijëra më pak.
Gjatë masakrës së Srebrenicës, më 1995, u vranë rreth 8000 boshnjakë.
Karaxhiq, i cili akuzohet për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, kërkoi qasje në evidencën e ADN-së mbi masakrën dhe prezantimin e një “liste korrekte të viktimave”.
"Çdo gjë në lidhje me Srebrenicën, që është paraqitur deri tani, është e gabueshme," tha Karaxhiq, një ish-psikiatër, i cili po mbron veten në gjyq.
Karaxhiq u arrestua në vitin 2008 në Beograd, ku ai kishte jetuar me vite pa u vënë re, si praktikues i mjekësisë alternative.