Obama: Reforma në shëndetësi është imperativ

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mbrojtur planet e tij për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Ai tha se vendi nuk mund të presë dhe se plani i tij do të kursejë buxhetin amerikan.

Dyshimet mbi planin po shfaqen edhe në mesin e demokratëve, ndërsa sondazhet tregojnë se për shkak të kësaj çështjeje, mbështetja për presidentin Obama ka rënë.

Gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se ekonomia amerikane do të ishte në gjendje edhe më të keqe, nëse qeveria nuk do të kishte ndërhyrë me ndihma në sistemin financiar.