Feith e Haradinaj bisedojnë për zgjedhjet

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të partive politike para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe nënkryetarin e parë të kësaj partie, Blerim Shala.

“Të dyja palët u pajtuan se zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe një debat i gjallë dhe i shëndetshëm në Kuvendin e Kosovës janë me rëndësi për shtetin”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë.