Rusi: Nga rrëzimi i helikopterit – 6 të vrarë

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se gjashtë prej tetë personave në helikopterin rus Mi-8 kanë humbur jetën, pas rrëzimit të tij në rajonin Vollgograd, që është afro 1 mijë kilometra në juglindje të Moskës.

Helikopteri ishte nisur nga Vollgogradi sot në mëngjes dhe pas dy orësh ishte humbur kontakti me të.

Nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë incident.