Izraeli e refuzoi kërkesën e SHBA-ve

Izraeli e ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara, për ndërprerjen e një projekti të ndërtimit në Jerusalem.

Me këtë projekt, përfshihen 20 apartamente në pjesën lindore të Jerusalemit, që është e banuar me popullatë shumicë arabe. Kjo pjesë e qytetit ishte marrë nga Izraeli në vitin 1967.

Mediat izraelite kanë raportuar se zyrtarë të Shteteve të Bashkuara i kanë thënë ambasadorit izraelit, këtë javë, se projekti duhet të pezullohet.

Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka refuzuar këtë në fjalimin e tij javor në qeveri, duke thënë se “ne nuk mund ta pranojmë idenë se hebrenjtë nuk do të kenë të drejtë to jetojnë dhe të blejnë shtëpi çdokund në Jerusalem”.