Vdiq burri më i moshuar në botë

Burri më i moshuar në botë, britaniku Henri Alingam, ka vdekur në moshën 114 vjeçare.

Drejtoria e shtëpisë së pleqve në Ovingdin, afër Brajtonit, ka bërë të ditur se Alingam ka vdekur sot në mëngjes.

Ishte njëri nga dy veteranët e gjallë të Luftës së Parë Botërore, ndërsa më 19 qershor u bë meshkulli më i vjetër në botë.

Jetëgjatësinë ia kishte mveshur “duhanit, uiskit dhe femrave”.

Alingam kishte 5 nipa, 12 stërnipa, 14 stër – stërnipa.