Bombardohen pozicionet e talibanëve pakistanezë

Aeroplanët e luftës të Pakistanit kanë bombarduar heret në mëngjes vendstrehime të talibanëve në veriperendim të vendit, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.

Mësohet se janë vrarë 9 bashkëpunëtorë të liderit të talibanëve pakistanez, Bejtullah Mehsud.

Aeroplanët e luftës kanë shkatërruar në tërësi vendstrehimin e ndihmësit të parë të Mehsudit, Hakim Ulahut.

Bejtullah Mehsud ishte akuzuar se kishte organizuar vrasjen e ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir Buto, në viztin 2007.