Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Gjeorgji është larguar nga ky vend pas vetos së Rusisë në muajin e kaluar për t’ia vazhduar mandatin këtij misioni.
Agjencia e lajmeve AP citon një zyrtar anonim të Abkhazisë të ketë thënë se 130 vëzhguesit e fundit janë larguar nga qyteti kryesor i Gjeorgjisë, Sukhumi.
Që nga viti 1994, misioni i OKB-së ka monitoruar armëpushimin në mes të Gjeorgjisë dhe Abkhazisë. Për shkak të konfliktit ndërmjet këtyre dy vendeve ishin zhvendosur mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.
Rusia ka njohur pavarësinë e Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore, gjë që shkaktoi fillimin e luftës me Gjeorgjinë në muajin gusht të vitit të kaluar.