Zyrtarët e sigurisë dhe të policisë thonë se pesë njerëz, përfshirë tre policë, janë vrarë gjatë sulmeve në Irak.
Në Bagdad, dy policë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur kur po patrullonin në qendër të qytetit. Një person tjetër i armatosur është vrarë po ashtu gjatë këtij sulmi.
Ndërkohë, në qytetin Mosul në veri të Irakut, një polic është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe.
Po në Mosul, në një incident tjetër, një civil është vrarë nga një person i armatosur, ndërsa në veri të Bagdadit është rrëmbyer dhe vrarë një i afërt i një polici.