Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, viziton sot Kosovën. Ai pasdite do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, viziton sot Kosovën.
Ai pasdite do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.
Më pas, shefin e diplomacisë evropiane do ta njohë me zhvillimet e fundit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, kreu i këtij misioni, Iv de Kermabon.
Zoti Solana, i cili para se të vijë në Kosovë, EULEX-in e ka vlerësuar si misionin më ambicioz të BE-së, do t’i drejtohet me një fjalim personelit evropian.
Solana vjen në Kosovë pas vizitës që i bëri Beogradit, ku paralajmëroi liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Serbisë.
Ai aktualisht gjendet në Shkup, ku priten takimet me zyrtarët më të lartë dhe me liderë politikë të Maqedonisë.