Policia vret dy ujgurë në Kinë

Policia kineze ka vrarë dy njerëz në Urumqi, qendrën e provinës kineze Ksinjang, ku janë vrarë së paku 184 njerëz gjatë trazirave të javës së kaluar.

Mediat shtetërore thonë se dy ujgurët e vrarë ishin “shkelës të ligjit”.

Njoftohet se një person i tretë është plagosur.

Pas trazirave në Urumqi, Kina ka angazhuar mijëra trupa shtesë për të rikthyer stabilitetin në këtë rajon.