Afganistan: Janë vrarë 4 ushtarë amerikanë

Nga shpërthimi i një bombe një jug të Afganistanit, janë vrarë katër ushtarë të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja ushtarake, Kristine Sajdenstriker, njoftoi se ushtarët u vranë nga një pajisje e improvizuar shpërthyese.

Ajo tha se nuk ka detaje të tjera.

Sipas saj, një ushtar amerikan, që ishte plagosur në Afganistan, gjatë muajit qershor, ka vdekur të premten.

Agjencia AP raporton se numri i ushtarëve të vrarë amerikanë në Afganistan, këtë vit, arriti në 106.

Vitin e kaluar në këtë vend u vranë 151 pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.