Mijëra boshnjakë janë mbledhur në Srebrenicë për rivarrimin e 534 viktimave të identifikuara në përvjetorin e 14-të masakrës së Srebrenicës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.
Disa mijëra njerëz u tubuan në qendrën përkujtimore Potoçari, ku gjenden varret e 3200 viktimave.
Mbetjet e viktimave, të moshës 14-72 vjeçare, në të shumtën e rasteve ishin gjetur në varrezat masive dytësore ku ishin zhvendosur nga varrezat fillestare si përpjekje e serbëve për të mbuluar krimet e luftës.
Masakra cilësohet si vrasja më masovike në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.