Në samitin e G8-ës, që po mbahet në L’Akuila të Italisë, pjesëmarrësit janë pajtuar për synimet gjatë disa dekadave të ardhshme për ndryshimet klimatike. Por, vendet me ekonomi në zhvillim, siç janë Kina, India dhe Brazili, hezitojnë të pajtohen me këto objektiva.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, e ka vlerësuar historike marrëveshjen e arritur në samitin e G8-ës për ndryshimet klimatike.
Liderët e G8-ës në samitin e L’Akuilës u zotuan për synime që për 80 % t’i ulin emisionet e gazrave, deri në vitin 2050.
Liderët e këtyre vendeve po ashtu u pajtuan se temperatura nuk duhet të rritet më shumë se 2 gradë celsius.
Por, marrëveshja përfshin vetëm vendet e G8-ës, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Rusinë.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se do të bëhen përpjekje qe të binden edhe vendet e tjera me ekonomi të zhvilluar.
“Ka angazhime afatgjate që janë bërë nga vendet e përfaqësuara në G8. Unë shpresoj se edhe vendet tjera do të ndjekin këtë drejtim dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, tha kryeministri britanik, Gordon Braun.
Grupi 17-anëtarësh llogarit në rreth 80 % të emetimit global të gazrave. Ai përfshin vendet e pasura dhe vende me zhvillim të madh ekonomik, siç janë Kina, India dhe Brazili.
Por, këto vende kanë shfaqur hezitime që të pajtohen me objektivat e G8-ës për ndryshimet klimatike.
Negociatori i Indisë, Shiam Saran, tha se vendet e varfra kërkojnë që shtetet e pasura së pari t’ua tregojnë atyre fondet.
“Të kërkoni nga India apo ndonjë vend tjetër në zhvillim që të marrë pjesë pa e qartësuar nivelin e mbështetjes, i cili është në dispozicion, është me të vërtetë jo shumë e arsyeshme”, tha Saran.
Përveç çështjes së ndryshimeve klimatike, në agjendë të G8-ës është edhe ekonomia.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e kryeson takimin e një grupi të quajtur ‘Forumi i ekonomive kryesore’.
Liderët e G8-ës takohen me shefat e qeverive të Indisë, Kinës, Brazilit, Meksikës dhe të Afrikës së Jugut.
Një temë, që mund të dalë nga kjo çështje, është dollari. Kina, India, Brazili dhe Rusia kanë thënë se bota duhet të fillojë zhvendosjen nga dollari si valutën e tyre dominuese rezervë.
Debati për këtë çështje është i ndjeshëm në tregjet financiare dhe komentet e mëparshme nga Kina lidhur me këtë çështje, kanë ndikuar që dollari të dobësohet.