Hagë: Vazhdon gjykimi i Karaxhiqit

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi vendosi se do të vazhdojë gjykimi i ish-liderit serb në Bosnjë, Radovan Karaxhiq, pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse se të akuzuarit i është premtuar imunitet.

Karaxhiq, i cili u arrestua në korrik të vitit 2008 nga autoritetet serbe, pretendon se atij i është premtuar imunitet nga ish-emisari i OKB-së për Ballkanin, Riçard Hollbruk.

Shtetet e Bashkuara dhe Hollbruk kanë hedhur poshtë ekzistimin e një marrëveshje të tillë.

Karaxhiq aktualisht po përballet me akuzat për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë.