Presidenti Obama arriti në Itali

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka përfunduar vizitën dyditëshe në Rusi dhe dhe ka arritur në Itali, ku merr pjesë në samitin e grupit G8.

Gjatë qëndirmit në Moskë, ai është takuar me zyrtarët më të lartë të Rusisë. Zoti Obama mbrëmë u takua edhe me liderë opozitarë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile në Rusi. Me këtë rast, ai tha:

"Shumë prej jush i keni kushtuar jetët e juaja për një shoqëri civile të qëndrueshme, për liri të njerëzve të jetojnë ashtu siç zgjedhin ata, të shprehen lirisht, të organizohen në mënyrë paqësore dhe të thonë se si ata qeverisen", tha Barak Obama.