Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimic, sot në Shkup po zhvillon takime me drejtuesit më të lartë shtetërorë, presidentin Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, në përpjekje për të zgjidhur kontestin shumëvjeçar mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, që kontestohet nga pala greke.
Ai mbrëmë është takuar edhe me negociatorin maqedonas, Zoran Jolevski, dhe me shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski, por nuk janë dhënë detaje për rrjedhën e bisedimeve.
Ndërmjetësi i OKB-së, Nimic, ka thënë se vetëm pas takimeve të sotme do të jepen detaje për rrjedhën e bisedimeve.
Vizita e Nimicit në Shkup vjen pas bisedimeve që u zhvilluan më 22 qershor në Gjenevë, ku takoi negociatorët e dy vendeve dhe kërkoi intensifikimin e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje.
Pas Shkupit, Nimic do të shkojë në Athinë, ku do të takohet me krerët më të lartë politikë të Greqisë.