Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot (më 6 korrik) filloi vizitën e parë në Rusi. Ai u shpreh optimist lidhur me takimin e tij me presidentin rus, Dmitri Medvedev.
* * * * * * * * * *
“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë më tepër gjëra të përbashkëta sesa mospajtime. Nëse ne punojmë shumë gjatë këtyre disa ditëve, ne mund të bëjmë progres të jashtëzakonshëm”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë takimit të tij me presidentin rus, Dmitri Medvedev, në Kremlin.
Zoti Medvedev tha se po hapet një faqe e re në raportet Rusi – Shtetet e Bashkuara.
”Ne shpresojmë se do të kemi diskutim gjithëpërfshirës gjatë ditës së sotme dhe nesër, për t’i mbyllur disa faqe të vështira në historinë e marrëdhënieve Rusia – Shtetet e Bashkuara dhe për të hapur një faqe të re”, tha Dmitri Medvedev.
Raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes kornizë për armatim bërthamor, të cilën shpresojnë ta finalizojnë deri në fund të vitit.
Këtë marrëveshje, Uashingtoni e ka në krye të agjendës së tij me Moskën, por në këtë agjendë përfshihen edhe çështje të tjera, ku ka edhe mospajtime.