Afganistan: Lirohen 16 të rrëmbyer

16 punëtorë afganë të një agjencie për deminim të Kombeve të Bashkuara janë liruar pas rrëmbimit të tyre, i cili ndodhi të shtunën.

Kreu i Qendrës për Mina në Paktikë, Sherin Aga Ahmad Sha, tha se krerët fisnorë të provincës kanë kontaktuar rrëmbyesit dhe kanë arritur të sigurojnë lirimin e punëtorëve.

Ai tha se nuk është paguar dëmshpërblim.