Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy pjesëtarë të saj janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Afganistanin Lindor.

Zëdhënësi i ushtrisë, Çarlls Març, tha se shpërthimi ndodhi në provincën Paktika, por nuk dha më shumë hollësi për rrethanat e incidentit.

Zëdhënësi i administratës lokale, Hamidullah Zhvak, bëri të ditur se incidenti ndodhi kur militantët shpërthyen një tank të karburantit përpara një ndërtese të qeverisë në qarkun Zirok.