SHBA dënon veprimet e Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Koresë Veriore të mos “rëndoj tensionet” pas lansimit të shtatë raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Pheniani.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Karl Dakuorth, i quajti veprimet e Phenianit “jo ndihmuese” dhe tha se Koreja Veriore do të duhej të fokusohej “në bisedimet për çarmatim bërthamor”.

Koreja Veriore lansoi shtatë raketa të llojit Skad në drejtim të oqeanit.

Japonia ka dënuar këtë veprim, ndërkohë, ushtria e Koresë Jugore tha se është e gatshme të kundërshtoj çfarëdo kërcënimi apo provokimi nga ana e Koresë Veriore.

Te enjtën, Koreja Veriore kishte lansuar katër raketa me rreze të shkurtër veprimi, duke shtuar tensionet ekzistuese për shkak të testit të saj bërthamor të kryer në muajin maj.