Rebeli çeçen thotë se po planifikon sulme të reja

Në një telefonatë me Radion Evropa e Lirë, lideri i guerilas çeçene, Doku Umarov, tha se është gjallë dhe se po planifikon sulme të reja në territorin e Rusisë.

Në fillim të muajit qershor, raportohej se Umarov ishte vrarë apo plagosur rëndë.

Njeriu më i kërkuar nga Rusia, tha se është duke mbledhur armë dhe luftëtarë për batalionin rebel, Rijadus Saliki, i cili është përgjegjës për masakrën e vitit 2004 në shkollën e Beslanit dhe për tentimvrasjen e presidentit të Ingushetisë, Junus-Bek Jevkurov.

Umarov, i cili kontaktoi Radion Evropa e Lirë, nga një lokacion i panjohur në Çeçeni, tha se luftëtarët nën komandën e tij do të përpiqen t’i shmangin sulmet ndaj civilëve, edhe pse, sipas tij, edhe civilët janë caqe legjitime ushtarake.