Bajden qëndron në Irak

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka arritur sot për një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad.

Bajden pritet që, gjatë qëndrimit të tij në Irak, të takohet me udhëheqësit e këtij vendi dhe me trupat amerikane dhe komandantët që shërbejnë në vend.

Pas arritjes në Bagdad, agjencia e lajmeve Reuters citoi Bajdenin të këtë thënë se është optimist për të ardhmen e Irakut, por se mbetet shumë punë për t'u bërë.