Bagdad: Nga bomba – një i vrarë, 10 të plagosur

Nga shpërthimi i një bombe është vrarë një ushtar irakian, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.

Sulmi ndodhi sot në pjesën qendrore të Bagdadit, derisa ushtarët po patrullonin.

Ky shpërthim ndodhi vetëm dy ditë, pasi ushtarët amerikanë u tërhoqën nga qytetet e Irakut.