Kthehen 307 policë serbë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka , ka bërë të ditur se 307 policë serbë të Kosovës janë kthyer në vendet e tyre të punës, pak orë para se të përfundojë afati i fundit i dhënë nga autoritetet e Prishtinës, ndërsa 18 prej tyre kanë vendosur që të mos kthehen në shërbim.

“Afatit për kthim në vendet e punës i janë përgjigjur 307 policë të komunitetit serb, ndërsa 18 nga ta kanë refuzuar thirrjen”, tha zëdhënsi Beka.

Afati për kthmin e policëve serbë në vendet e punës ka përfunduar sot, në orën 16:00. Më shumë se 300 pjesëtarë të policisë së nacionalitetit serb kanë lëshuar vendet e tyre të punës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.