Odierno: Irani mbështet militantët në Irak

Komandanti i ushtrisë amerikane në Irak tha se Irani vazhdon të mbështesë dhe të trajnojë militantët që po kryejnë sulme në Irak.

Gjenerali Rej Odierno tha se Irani mbështet militantët, kryesisht duke i furnizuar ata me mjete shpërthyese dhe bomba të sofistikuara të rrugëve.

Ushtria amerikane tha se mbështetja e Iranit për milicinë shiite në Irak mbetet kërcënimi kryesor për stabilitetin e Irakut.

Të hënën, ambasadori amerikan, Kristofer Hill, tha se është i shqetësuar në lidhje me raportet, të cilat tregojnë se armët ilegale vazhdojnë të hyjnë në Irak përmes Iranit.