Ban Ki Mun: Të lirohet San Su Kji

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se qeveria ushtarake e Mianmarit duhet t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë, duke përfshirë lideren e opozitës, Aung San Su Kji.

Kreu i OKB-së, këto komete i bëri në një konferencë për media të Tokio.

Ai pritet të qëndrojë në Mianmar të premtën dhe të shtunën.

Liderja pro-demokrate e opozitës në Mianmar, Su Kji, gjendet në burgun Insein të këtij vendi.

Ajo akuzohet për shkeljen e kushteve të arrestit të saj shtëpiak, kur një burrë amerikan notoi liqenin dhe qëndroi në shtëpinë e saj në Jangon, në muajin maj.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe ka kaluar më se 13 nga 19 vjetët e kaluar në paraburgim, kryesisht në arrest shtëpiak.