Pakistan: Vriten 12 militantë

Zyrtarët e Pakistanit thanë se të paktën 12 militantë janë vrarë dhe më shumë se aq janë plagosur sot kur forcat pakistaneze e sulmuan bazën e kreut të talibanëve Bejtulla Mesud në Vaziristanin Jugor.

Një zyrtar lokal tha se 10 nga luftëtarët u vranë kur dy aeroplanë pakistanezë i goditën vendstrehimet e militantëve, ndërsa dy u vranë kur forcat e sigurisë bombarduan në vendstrehim tjetër në qytetin Vana.