G 8 dënon dhunën në Iran

Grupi i tetë vendeve më të industrializuara të botës e ka dënuar Iranin për mënyrën se si e trajtoi krizën pas zgjedhjeve presidenciale.

“Ne e dënojmë dhunën pas zgjedhore, e cila çoi në humbjen e jetëve të civilëve iranianë, dhe i bëjmë thirrje Iranit që t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut, përfshirë dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në tekstin përfundimtar nga takimi i G8-ës në Trieste.

Më herët Irani ishte ftuar në Trieste, por Teherani refuzoi të marrë pjesë për shkak të tensioneve të shtuara me Perëndimin për shkak të dhunës pas zgjedhjeve të 12 qershorit.