Vlorë: Liderët e Ballkanit diskutuan integrimet

Presidentët e katër shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë mbështetur forcimin e marrëdhënieve rajonale në drejtim të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

"Vendet e Bashkimit Evropian do të çmonin intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet vendeve tona”, u tha presidenti i Shqipërsië, Bamir Topi, homologëve të tij nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, gjatë një takimi në Vlorë.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar nëse nuk i pranon shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim morën pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidentët e rajonit biseduan edhe për projekte të caktuara në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, atë të turizmit, të biznesit dhe në lidhje me forcimin e marrëdhënieve për luftimin e krimit.