Ujdhesa ruse i bashkohet Estonisë

Estonia është bërë vend më i madh, pasi një pjesë e tokës me sipërfaqe katër hektarë është shkëputur nga Rusia dhe ka rrëshqitur drejt kufirit me Estoninë.

Valeri Kiviselg, kreu i shërbimit kufitar të Estonisë në këtë rajon, tha se ujdhesat që “notojnë” janë fenomen natyror në lumin Narva, i cili i ndan dy vendet.

Ai tha se niveli i lartë i ujërave e ka shkëputur një pjesë të tokës dhe e ka shtyrë drejt Estonisë.