Gjeorgji: Kritikohet vetoja ruse në KS të OKB-së

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë tërhoqi vërejtjen se vetoja e Rusisë mbi vazdimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Abkhazi mund të shkaktonte trazira dhe akuzoi Moskën për përpjekjet e saja për të fshehur, “pastrimet etnike”.

Gjeorgjia është e shqetësuar se komuniteti etnik gjeorgjian në Abkhazi, i përbërë nga rreth 60 mijë njerëz të cilët janë të përqëndruar në lindje të rajonit Gali, mund të përballen me hakmarrje të dhunshme, në mungesë të pranisë së Kombeve të Bashkuara.

Mbrëmë, Rusia e përdori veton e saj kundër vazhdimit të misionit mbikqyrës të OKB-së në Gjeorgji, duke i dhënë fund aktivitetetve 16 vjeçare të këtij misioni. Arsyja kryesore e këtij veprimi ishte kundërshtimi rus për sovranitetin e Gjeorgjisë mbi Abkhazinë