Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka mirëpritur fjalimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, në të cilin, megjithëse me kushtëzime, ai e mbështeti formimin e shtetit palestinez.
Ministri i jashtëm i Çekisë, Jan Kohout, tha se fjalimi ishte “një hap në kahje të drejtë”.
Mbrëmë, Netanjahu, për herë të parë, e pranoi krijimin e shtetit palestinez, me kusht që ai të mos ketë ushtri të vetën. Ai gjithashtu kërkoi se palestinezët duhet të njohin karakterin hebraik të Izraelit.