Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei, ka shfaqur shpresën për zhvillimin e dialogut ndëmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij vendi dhe tema të tjera.
Deklarata e El Baradeit në takimin e k;saj agjencie u bë vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Mahmud Ahmedinexhadit për president të Iranit.
Teherani ka refuzuar kërkesat e Kombeve të Bashkuara për të ndalur programin e pasurimit të uraniumit, gjë për të cilën SHBA-të dhe aleatët e saj kanë shprehur drojën se mund të përdorej për të prodhuar armë bërthamore.
Ahmedinaxhad ka thënë se nuk do të ndryshojë politikat bërthamore.