Presidenca e radhës e Bashkimit Evropian e ka mirëpritur fjalimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, në të cilin, megjithëse me kushtëzime, ai e mbështeti formimin e shtetit palestinez.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Kohout, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, tha se fjalimi ishte “një hap në kahje të drejtë”.
Kohout i bëri këto komente në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët pritet të takohen me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Avigdor Liberman.