Teheran: Protestuesit u përleshën me policinë

Mijëra njerëz janë përleshur me policinë në Teheran, pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Policia i ka rrahur protestuesit, derisa ata u shpërndanë në gjithë kryeqytin iranian.

Në Universitetin e Teheranit, policia speciale përdori gaz lotsjellës për t’i shpërdnarë qindra studentë.

Disa protestues kishin djegur dhe vjedhur shitoret.

Në fjalimin e tij në televizion, zoti Ahmadinexhad tha se zgjedhjet ishin “të lira dhe të shëndosha”.

Rivali i tij kryesor, Mir Hosein Musavi, ka vlerësuar se votimi ishte një “falsifikim i rrezikshëm”.

Lideri suprem Ajatollah Ali Hamenei, u tha qytetarëve të Iranit, që t’i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.