Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Franc Jozef Jung, thotë se forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, do të reduktohet për një të tretën, pasi situata e sigurisë në shtetin e ri është përmirësuar.
Ai tha se vendosja e misionit të BE-së për polici dhe sundim të ligjit dhe zgjerimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i lejon NATO-s, që deri në fund të vitit ta zvogëlojë praninë ushtarake prej afro 15 mijë, sa ka tash, në 10 mijë.
Ai këto komente i bëri sot para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, raporton agjencia AP.