Ushtria amerikane njoftoi se është konfirmuar se dy pjesëtarë të saj në Gjermani janë të infektuar me gripin e derrave.
Zëdhënësi i Komandës mjekësore rajonale për Evropë, Stiv Dejvis, tha se katër ushtarë të tjerë amerikanë, mund të ndodhë që poashtu të jenë të infektuar me këtë virus.
Të gjithë këta ushtarë aktualisht ndodhen në qendrën mjekësore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Landstuhl.
Sipas zëdhënësit Dejvis, të gjithë personave të punësuar, që kanë pasur kontakte me dy rastet e konfirmuara, u është ofruar trajtimi preventiv me ilaçin “tamiflu”.
Të gjashtë pjesëtarët e ushtrisë amerikane, ishin larguar nga ndërtesa e spitalit kryesor, me rastin e vizitës së presidentit amerikan, Barak Obama, këtë të premte.