I dërguari amerikan, Riçard Holbruk, arrinë në Pakistan gjatë ditës për të vlerësuar përpjekjet për t’i ndihmuar miliona njerëz, që janë zhvendosur për shkak të ofensives qeveritare kundër talibanëve.
Holbruk, emisar special për Pakistanin dhe Afganistanin, pritet të vizitojë kampet e refugjatëve, të takohet me punëtorët humanitarë dhe me zyrtarë qeveritarë, gjatë qëndrimit të tij treditor në Pakistan.
Ofensiva disamujore ushtarake kundër talibanëve ka larguar 2.4 milionë njerëz të rajonit Swat, që gjendet në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad dhe nga rajonet përreth.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 110 milionë dollarë ndihmë për të zhvendosurit.