Druhet se aeroplani francez ra në Atlantik

Një aeroplan i kompanisë ajrore Air France me të paktën 228 udhëtarë në bord, supozohet të jetë rrëzuar mbi Oqeanin Atlantik gjatë fluturimit nga Rio De Zhaneiro në drejtim të Parisit.

Air France tha se aeroplani A330 mund të ketë qenë goditur nga rrufeja.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Air France, Pjer- Henri Gurgeo, tha se aeroplani ka pasur probleme teknike pasi kishte kaluar një stuhi.

“Në orën 3.30 ne regjistruam kontaktin e fundit që aeroplani pati me kontrollin trafik të Brazilit. Pak më vonë, kah ora 4, aeroplani hyri në një zonë me stuhi ku dhe pati turbulenca. 15 mintua pas kësaj, një numër i mesazheve automatike u transmetuan nga aeroplani, duke treguar për dështimin e disa komponentëve”, tha Gurgeo.

Forca ajrore braziliane tha se aeroplani ishte larg detit kur u zhduk nga monitorët e radareve. Forcat ajrore franceze dhe braziliane kanë dërguar aeroplane për të kërkuar aeroplanin e zhdukur.