Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Koresë Veriore që t’i japë fund programit të vet bërthamor, pak ditë pasi Pheniani testoi një bombë bërthamore.
Kremlini tha se presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev dhe kryeministri i Japonisë, Taro Aso, janë dakorduar në një bisedë telefonike mbi nevojën për një përgjigje serioze ndaj provës bërthamore që Korea Veriore e kreu të hënën.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë një Kore Veriore bërthamore.
Gejts i bëri këto komente në takimin e ministrave të mbrojtjes të Azisë në Singapur.
Në forumin e njëjtë, një zyrtar i lartë i ushtrisë kineze gjithashtu i bëri thirrje Koresë Veriore që t’i japë fund programit bërthamor. Ma Ksaotian, zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm, u kërkoi të gjitha palëve që të mbeten të qeta.