Ndryshimet klimatike mund të vrasin rreth 315 mijë njerëz për një vit për shkak të urisë, sëmundjeve e fatkeqësive natyrore dhe përqindja e vdekshmërisë pritet të ngritet në gjysmë milion deri në vitin 2030, theksohet në raportin më të ri të organizatës Forumi Global Humanitar (Global Humanitarian Forum-GHF).
Ky raport vlerëson se ndryshimet klimatike ndikojnë në mënyrë serioze te rreth 325 milion njerëz për çdo vit.
Humbjet ekonomike të cilat për shkak të ngrohjes globale arrijnë në rreth 125 miliard dollarë në vit- më shumë se alokimi i ndihmave nga vendet e pasura në ato të varfër - pritet të rritet në 340 milion dollarë për çdo vit deri në vitin 2030, thuhet në raport.
Kryetari i kësaj organizate dikur sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ka deklaruar se ndryshimet klimatike janë “sfida më e madhe humanitare e kohës sonë”.